Ja ushqimet që nuk duhet t’i hani kur jeni në dietë

by admin
Spread the love

Të gjithë e dinë që ushqimi i padëshiruar nuk na ndihmon kur duam të humbim peshë, por ajo që nuk dihet mirë është se ka disa gjëra të tjera që duhet t’i shmangni nëse dëshironi të ruani peshën e duhur dhe shëndetin tuaj.

Pra, përveç ushqimeve të njohura që shtojnë shumë kalori, ka edhe ushqime dhe substanca të tjera që nuk duhet t’i konsumojmë kur mbajmë dietë.

Ushqimet me ëmbëlsues artificialë

Në një sasi të vogël, sheqeri (p.sh. një lugë çaji) nuk është aq shkatërrues.

Të gjithë ëmbëltuesit janë më të ëmbël se sheqeri dhe kanë tendencë të ndryshojnë gradualisht shijen, duke ju bërë të dëshironi më shumë ëmbëlsira dhe ushqime të shpejta.

Përveç kësaj, njerëzit që kufizojnë përdorimin e ëmbëltuesve kanë më shumë energji.

Ushqime të ngrira

Është një zgjidhje shumë e përshtatshme, por fatkeqësisht këto lloj vaktesh janë shumë të përpunuara dhe plot yndyrë dhe kripë.

Preferoni kur gatuani të bëni sasi më të mëdha dhe të ngrini ushqimin tuaj të bërë vetë.

Lyerja e bukës dhe salca të ndryshme

Ju mund të mendoni se është një alternativë e mirë për gjalpin në bukë ose vajin në sallatë, por shumë herë ato mund të kenë të njëjtat ose edhe më shumë kalori.

Konsumoni të gjitha ushqimet e mësipërme gjithmonë me moderim dhe pa teprime

You may also like