Ja si zemra e njeriut e riparon veten pas një ataku kardiak – bota.al

by admin
Spread the love

Trupat tanë janë shumë gjenialë kur bëhet fjalë për vetë-riparimin. Shkencëtarët kanë studiuar së fundmi në detaje, mënyrat përmes së cilave zemra vetë-riparohet pas një ataku në zemër (infarkti i miokardit). Ata shpresojnë të zbulojnë përmes këtij studimi të dhëna që mund të çojnë në trajtime më të mira për problemet kardiovaskulare.

Studimi më i fundit, zbuloi se përgjigja imunitare e trupit dhe sistemi limfatik (pjesë e sistemit imunitar) janë vendimtare në lidhje me mënyrën se si zemra riparon dëmtimet që ka pësuar pasi një atak në zemër, ka shkaktuar një dëmtimin e muskujve të saj.

Çelësi i studimit ishte zbulimi i rolit që luajnë makrofagët, qeliza të specializuara që mund të shkatërrojnë bakteret apo të nxisin një reagim inflamativ të dobishëm. Si reaguesit e parë pas një ataku në zemër, këta makrofagë prodhojnë një lloj të veçantë proteine ​​të quajtur VEGFC.

Ne zbuluam se makrofagët, apo qelizat imune që nxitojnë të shkojnë drejt zemrës pas një sulmi në zemër për të ngrënë indet e dëmtuara ose të vdekura, nxisin gjithashtu faktorin e rritjes endoteliale vaskulare (VEGFC) që shkakton edhe formimin e enëve të reja limfatike dhe nxit shërimin”- thotë patologu Eduard Torp  nga Universiteti VeriperëndimorIlinois, SHBA.

Studiuesit i ndajnë në makrofagët e mirë që prodhojnë VEGFC dhe makrofagët e këqijqë nuk prodhojnë asnjë VEGFC, por që shkaktojnë një përgjigje pro-inflamatore, e cila mund të shkaktojë dëme të mëtejshme në zemër dhe indet përreth saj.

Që zemra të riparohet plotësisht, qelizat që vdesin duhet të pastrohen në një proces të njohur si eferocitoza, në të cilën makrofagët luajnë një rol të rëndësishëm. Duke studiuar këtë proces tek qelizat në laborator dhe tek minjtë, ekipi përcaktoi mënyrën se si lloji i duhur i makrofagëve që prodhojnë VEGFC, kryen riparimin e duhur të dëmeve.

Ajo që mund të shqyrtojnë më pas kërkimet e ardhshme, është se si mund të rritet numri i makrofagëve të dobishëm në zemër, dhe si të zvogëlohet numri apo edhe të eliminohen fare makrofagët dëmtues, duke rritur shanset për një rimëkëmbje të plotë.

Kur njerëzit goditen nga një atak në zemër, ata janë më të rrezikuar që zemra e tyre të bëhet e paaftë për të vazhduar pompimin e gjakut nëpër trup. Ky rrezik mund të reduktohet me barnat moderne si beta-bllokuesit, por gjithsesi ai është ende aty.

Ndërsa shkencëtarët po vazhdojnë të kuptojnë akoma më shumë se si shkaktohen sëmundjet kardiovaskulare, dhe si mund të diagnostikojmë më mirë dhe me herët rrezikun e problemeve të zemrës, dështimi i funksionimit të zemrës vazhdon të vrasë qindra mijëra njerëz në vit vetëm në SHBA. / ScienceAlert – Bota.al

You may also like