Ja si përgjigjet Xavi kur pyetet nëse do të donte ta kishte Messin në skuadër

by admin
Spread the love

Xavi Hernandez është rikthyer te Barcelona si trajner. Ish-lojtari i tyre do të marrë drejtimin e skuadrës, duke zëvendësuar kështu Ronald Koemanin, shkruan Insporti.

Pas prezantimit të tij në Camp Nou, Xavi po mban edhe konferencën për media.

Në prezantimin e tij para 25 mijë spektatorëve, Xavi theskoi se Barcelona është klubi më i mirë në botë.

Xavi u pyet në lidhje me Messin dhe ai tha se “ia dëshiroj më të mirat, por ai nuk është këtu”

“Kam miqësi me Messin, ai më ka shkruar dhe më ka uruar fat, ai është lojtari më i mirë në botë dhe në historinë e këtij klubi, por ne nuk e kemi atë dhe nuk mund të mendojmë më për lojtarët që nuk janë këtu” – tha Xavi përcjell Insporti.

You may also like