Ja si përgjigjet Klopp kur i kërkohet t’i krahasojë Cristiano Ronaldon me Salah

by admin
Spread the love

Të dielën, në Old Trafford zhvillohet ndeshja më e madhe në futbollin anglez, ajo mes Manchester United dhe Liverpool, shkruan Insporti.

Para ndeshjes, ka folur trajneri i Liverpool, Klopp i cili u pyet për dyshen, Ronaldo – Salah.

Klopp, i cili nuk e pa të arsyeshme të krahasohej kjo dyshe, megjithatë, u përgjigj, duke thënë se nuk e kishte menduar këtë më parë, pasi të dy janë futbollistë të klasit botëror.

“Pse do të krahasonim Cristiano dhe Mo, të dy janë të klasit botëror…”

“Do të thoja së këmba e majtë e Cristiano Ronaldos nuk është e keqe, por e Salah është më e mirë, Cristiano Ronaldo është më i mirë me të djathën e tij dhe në dulet në ajër, të dy janë mjaft të shpejtë dhe kanë dëshirën për të shënuar” – tha Klopp, për Sky Sports, përcjell Insporti.

Ndryshe, takimi Manchester United – Liverpool zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:30.

/Insporti.com

You may also like