Ja si një bateri prej rëre mund ta transformojë energjinë e pastër – Shqip

by admin
Spread the love

Nga Erika Benke

Në fund të një rruge rurale dredha-dredha të rrethuar me pemë në Finlandën Perëndimore, 4 inxhinierë të rinj besojnë se kanë një përgjigje të mundshme për një nga sfidat më të mëdha të energjisë së gjelbër. Sfida është se si të sigurohet një furnizim i qëndrueshëm me energji elektrike gjatë gjithë vitit nga energjia e rinovueshme gjatë ndryshimit të stinëve dhe kushteve të ndryshueshme të motit.

Përgjigja që gjendet sot në termocentralin Vatajankoski, 270 km në veri-perëndim të kryeqytetit të Finlandës, Helsinkit, është shumë e thjeshtë, e bollshme dhe e lirë:rëra. Këtu ndodhet bateria e parë në botë me rërë në një shkallë komerciale.

E mbyllur plotësisht në një depozitë çeliku 7 metra të lartë, bateria përbëhet nga 100 ton rërë ndërtimi të cilësisë së dobët, 2 tuba për ngrohje qendrore dhe një ventilator. Rëra shndërrohet në një bateri pasi nxehet deri në temperaturën 600 gradë Celcius, duke përdorur energjinë elektrike të prodhuar nga turbinat e erës dhe panelet diellore në Finlandë.

Energjia e rinovueshme fuqizon një rezistencë e cila e ngroh ajrin brenda rërës. Brenda baterisë, ky ajër i nxehtë qarkullohet nga një ventilator përmes tubave të shkëmbimit të nxehtësisë. Izolimi i trashë e rrethon rërën, duke e mbajtur temperaturën brenda baterisë nivelin 600 gradë Celcius edhe kur jashtë është acar.

Ne nuk duam të humbasim asnjë sasi nxehtësie. Në Kankanpää, temperatura mesatare e dimrit është nën 0 gradë Celcius”- thotë Vile Kivioja, shkencëtari kryesor në Polar Night Energy, kompania që monitoron performancën e baterisë. Kur është plot, bateria ruan 8 MWh energji termike.

Kur rritet kërkesa për energji, bateria shkarkon rreth 200 kW energji përmes tubave të shkëmbimit të nxehtësisë. Kjo sasi mjafton për të siguruar ngrohje dhe ujë të nxehtë për rreth 100 shtëpi dhe për një pishinë publike në Kankaanpää, duke plotësuar energjinë e rrjetit ekzistues.

Bateria karikohet gjatë natës kur çmimet e energjisë elektrike janë më të ulëta. Kivioja thotë se është një sistem që kërkon pak mirëmbajtje. Kompania përdor rërë jo shumë tëkushtueshme dhe me cilësi të ulët, e cila është refuzuar nga ndërtuesit, në vend të rërës së lumit me cilësi të lartë, e cila përdoret në sasi të mëdha për ndërtim, duke çuar në një mungesë globale.

Nuk ka asnjë konsumim në këtë proces. Ventilatori është e vetmja pjesë lëvizëse, dhe ajoështë e lehtë të zëvendësohet nëse do të jetë e nevojshme”- shton Kivioja. Rëra është një mjet shumë efektiv për ruajtjen e nxehtësisë për një periudhë të gjatë. Ajo mund ta ruajë energjinë për muaj me radhë.

Për më tepër ka edhe përfitime të tjera. Rëra ka një jetëgjatësi shumë të madhe. Ajo mund të nxehet dhe ftohet shumë herë. Pas një farë kohe do të bëhet më e dendur, ndaj ka nevojë për më pak hapësirë. Në atë moment ne mund të shtojmë më shumë rërë”- shton eksperti.

Katër inxhinierët e rinj finlandezë që e shpikën këtë bateri të veçantë janë miq të vjetër. Tomi Eronen, Marku Ilonen, Lisa Naskali dhe Vile Kivioja njihen që fëmijë për shkak të pasionit të përbashkët mbi atletikën. Sprinteri, çiklisti, kërcyesja e trehapëshit dhe hedhësi i diskut i përkisnin të njëjtit klub në Tampere, Finlandën Jugore, duke brohoritur për njëri-tjetrin në garat gjatë viteve të adoleshencës.

Kur hynë në të 20-tat, interesat e tyre kaluan nga sporti tek shkenca. Dimrat më të shkurtër dhe më të ngrohtë në jug të Finlandës, nxitën motivimin e tyre të përbashkët për të adresuar problemin e ndryshimeve klimatike. Numri i ditëve me akull në Näsijärvi, liqeni ku dikur ecnim mbi patina, është reduktuar shumë vitet e fundit. Ndryshimet e klimës po ndodhin para syve tanë thotë Eronen.

Në vitin 2016, ndërsa bënte kërkime për masterin e tij në inxhinieri, Eronen po lexonte mbi sistemet e ruajtjes me bazë ujin për energjinë e rinovueshme. Teksa po lexonte një artikull për vatrat tradicionale finlandeze, të bëra nga guri dhe rëra, Eronen nisi të mendojë:”A do të ishte një material i ngurtë, në vend të ujit, më i përshtatshëm për ruajtjen e energjisë diellore dhe të erës?.

Prodhimi i energjisë së erës dhe diellit varet nga moti dhe stinët, ndaj është i ndryshueshëm. Kjo do të thotë se prodhimi i energjisë, nuk përputhet gjithmonë me kërkesën për energji. Kjo e bën mungesën e teknologjive të lira, të qëndrueshme dhe që mund të ruhen lehtë, një nga pengesat më të mëdha për kalimin e botës nga karburantet fosile në burimet e rinovueshme të energjisë.

Bashkë me Ilonen, ai nisi të zhvillonte prototipin e baterisë së rërës. Pasi testuan me sukses baterinë e tyre pilot në kopshtin e gjyshit të Eronen pranë Tampere, të dy rekrutuan miqtë e tyre të fëmijërisë nga klubi i atletikës për të krijuar “Polar Night Energy. Në korrik të këtij viti, ata instaluan baterinë e parë komerciale të rërës në termocentralin Vatajankoski në Kankaanpää.

Ky inovacion ka bërë bujë në mbarë globin. “Telefoni im bie vazhdimisht, dhe kam mijëra emaile të palexuara” thotë Eronen. Por si është kjo bateria në krahasim me bateritë e tjera, sidomos me homologen e saj elektrokimike:bateritë me litium-jon?

Një problem i madh me këto të fundit, që ne i përdorim për të laptopët, telefonat dhe makinat tona elektrike, është se ato degradojnë vazhdimisht, edhe kur nuk janë në përdorim. Ndërkohë kjo nuk ndodh tek bateritë e rërës.

Po ashtu, bateritë e litiumit nuk janë të përshtatshme për ruajtjen e energjisë në sasi të mëdha. Për më tepër litiumi është shumë më ndotës sesa rëra. Për çdo ton litium të rafinuar të prodhuar, emetohet ekuivalenti i rreth 3-9 ton CO2, në varësi të mënyrës se si nxirret.

Por edhe ekipi i Polar Night Energy përballet me disa sfida të mëdha:A mund ta përdorin teknologjinë e tyre për të bërë vërtet diferencën, dhe a mund ta përdorin atë për të gjeneruar sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike përveç ngrohjes? Ekspertët thonë se edhe kjo lloj baterie ka disa kufizime.

Një bateri rëre ruan 5-10 10 herë më pak energji për njësi vëllimi, sesa bateritë kimike tradicionale”- thotë Den Gladuin nga departamenti i inxhinierisë elektronike dhe elektrike në Universitetin e Shefilld në Britani. Ekipi i Polar Night Energy e pranon këtë, por argumenton se një bateri rëre është një zgjidhje shumë më ekonomike.

Ekipi ka llogaritur se bateria e tyre është 8-10 herë më e lirë se sa një bateri litiumi që ruan të njëjtën sasi energjie. Gjenerimi i 8 MWh energji, duke përdorur baterinë e rërës Kankaanpää kushton rreth 200.000 dollarë.

Ndërkohë një bateri litium-jon që ruan 8 MWh energji do të kushtonte të paktën 1.6 miliondollarë. Polar Night Energy është në procesin e nënshkrimit të një kontrate për të ndërtuar një bateri të dytë për një tjetër kompani që merret me sigurimin e ngrohjes qendrore në Finlandë.

Marrë me shkurtime nga BBC – Bota.al

You may also like