Të mësosh më tepër rreth prejardhjes mund të nxisë mirëfunksionimin e shëndetit mendor dhe të veprojë si një mjet i fuqishëm për të ndihmuar në shërimin e traumave.
Sipas Susan Moore, një profesoreshë psikologjie në Swinburne University of Technology, historitë familjare rreth mënyrës se si ata i kanë kaluar vështirësitë dhe fatkeqësitë e jetës, si përshembull prindërit dhe gjyshërit tanë gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri, mund të përmirësojnë shëndetin mendor të gjeneratave të reja thjesht duke u treguar si histori.
Studimi i saj mbi prejardhjen dhe mirëqenien zbulon se eksplorimi i historisë sonë familjare mund të ofrojë përfitime të rëndësishme psikologjike. “Të rinjtë, fëmijët dhe adoleshentët që dinë më shumë për historinë e tyre familjare kanë nivele më të larta kënaqësie dhe mirëqenieje”, thotë ajo.
Moore ka kryer dhe analizuar një anketë me gati 1000 gjenealogë australianë për të eksploruar shtytësit psikosocialë që qëndrojnë pas kërkimit të historisë familjare. Ajo zbuloi se angazhimi në kërkimin e prejardhjes shpesh çon që njerëzit të ndihen më shumë në kontroll të jetës së tyre dhe të përjetojnë një kuptim më të thellë të vetes dhe të vendit të tyre në botë – duke përfshirë mirënjohjen për betejat me të cilat u përballën paraardhësit e tyre në emër të fëmijëve të tyre.
Studime të tjera, gjithashtu, tregojnë se njohuritë e të rinjve për historinë familjare kontribuojnë në zhvillimin e ndjenjës së vetvetes. Dhe se mund të jetë një tregues i dobishëm klinik i mirëqenies psikologjike dhe të ketë një ndikim pozitiv në mjediset klinike dhe arsimore.
Kur historiania dhe udhëheqësja kulturore Mi’Jan Celie Tho-Biaz reflektoi mbi udhëtimin e stërgjyshes së saj Emës nga skllavëria në liri, ai u bë një burim force dhe qëndrueshmërie teksa ajo orientoi sfidat e saj pas vdekjes së babait të saj.
Lidhja me prejardhjen si një formë terapie mund të ketë kështu përfitime të konsiderueshme të shëndetit mendor, pasi vështirësitë dhe traumat që përjetuan paraardhësit mund të ndikojnë në brezat e mëvonshëm.
Moore rrëfen historinë e një të riu, babai i të cilit u vetëvra në moshën 45-vjeçare. Pas bisedës me gjyshen e tij, ai zbuloi se gjyshi i tij i ndjerë kishte bërë të njëjtën gjë në një moshë të ngjashme. Duke pasur një histori depresioni, duke mësuar këtë për familjen e tij e motivoi atë që më në fund të kërkonte ndihmë dhe të fillonte terapinë.