Ja sa ka arritur numri i ushtarëve të NATO-s në kufirin e Europës me Rusinë dhe ku janë pozicionuar ato

by admin
Spread the love

Numri i trupave nën komandën e NATO-s të vendosura në krahun lindor të aleancës ka arritur në 40 mijë ushtarë, 10 herë më shumë se vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga NATO, kishte 4650 mijë trupa nën komandën e drejtpërdrejtë të saj në shkurt të vitit 2021, shkruan Euronews.

Këto trupa u vendosën në katër grupe beteje shumëkombëshe përkatësisht në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni.

Më pas Rusia filloi vendosjen e trupave dhe aftësive të saj përgjatë kufirit të saj të përbashkët në Ukrainë, duke argumentuar se ishte një lëvizje mbrojtëse mbi aspiratën e Kievit në NATO.

NATO dhe 30 anëtarët e saj reaguan ndaj grumbullimit të trupave ruse duke forcuar pozicionet e tyre lindore me më shumë trupa dhe aftësi.

Një muaj pas fillimit të luftës, 40 mijë trupa aleate ishin nën komandën e drejtpërdrejtë të NATO-s, me çdo grup beteje ekzistues të forcuar ndjeshëm, ndërsa katër grupe të reja beteje u krijuan në Sllovaki, Hungari, Rumani dhe Bullgari.

Shumë vende europiane kanë kërkuar trupa shtesë amerikane në tokën e tyre sipas marrëveshjeve dypalëshe.

Agresioni i Rusisë ka bërë që anëtarët europianë të NATO-s të zotohen për të rritur ndjeshëm shpenzimet e tyre të mbrojtjes në mënyrë që të arrijnë objektivin e aleancës prej 2% të PBB-së.

Rruga Press

You may also like