Ja pse goli i Mbappes ishte i rregullt

by admin
Spread the love

Goli i dytë i Mbappesë ka shkaktuar shumë polemika, veçanërisht në Spanjë. Sulmuesi i PSG-së është dukur më i avancuar se mbrojtja spanjolle, por pas konsultimit me VAR, gjyqtari Entoni Tejlor e ka cilësuar të rregullt golin.

Spanjollët kanë protestuar, teksa mediat e këtij vendi e kanë etiketuar si një turp golin e dytë të Francës. Por, nga analiza e mëtejshme, duket se vendimi i gjyqtarëve ka qenë i drejtë

Vendimtar ka qenë një devijim i topit nga Erik Garsia, i cili në rrëshqitje e sipër për të ndalur topin e ka devijuar atë, duke rikthyer në lojë Mbappenë, i cili ishte në pozicion jashtë loje.

Sipas komenteve, devijimi i Garsias është cilësuar i qëllimshëm, duke futur në lojë yllin francez, i cili më pas ka shënuar. Edhe ish-gjyqtari spanjoll Iturralde Gonzales e ka cilësuar të rregullt golin e Mbappesë.

You may also like