Ja pse disa persona zhduken për disa kohë dhe më pas, krejt papritur, të shkruajnë përsëri…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

U pëlqen të flasin me ty, por jo çdo ditë. U pëlqen të flirtojnë, por jo vetëm me ty. Dëshirojnë të bëjnëshëtitje me ty, por sipas kushteve të tyre, sipas programeve të tyre. Këta persona duan fuqinë. Duan kontrollin. Duan t’i përcaktojnë vetë kufijtë. Duan të t’i ulin vlerat duke u zhdukur, sikur të mos kishe asnjë vlerë për sadopak vëmendje prej tyre. Më pas distancohen sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Pse? Sepse munden. Sepse këtë gjë ti e pranon me krahët hapur. Sepse do të ndihesh sërish i/e lumtur ta dëgjosh sërish, madje nuk do t’u kërkosh as shpjegime.

Ndoshta e mendon se ku mund të jenë zhdukur për ndonjë javë. Ndoshta edhe je betuar se nuk do t’u flasësh më. Por sapo të ka shkruar, toni yt ka ndryshuar sërish. E ke falur madje pa shpjegime. Të ka munguar aq shumë, saqë ke ulur standardet e tua dhe u ke kushtuar një vend përsëri në jetën tënde.

Mirëpo në këtë mënyrë, ti u lë mundësinë të të braktisin përsëri. Ti u jep atyre shkas të mendojnë se duke të harruar përsëri, nuk do të ketë asnjë pasojë. Sërish më vonë do të kenë një vend në jetën tënde. Edhe nëse u kërkon arsye për largimin, dije se do të të thonë gënjeshtra. Ndoshta të thotë se ka qenë i/e zënë. Ndoshta edhe të kërkon falje pse të ka harruar për pak kohë. Ndoshta edhe nuk të kërkon, pasi mund t’u duket diçka normale. Në fund, ti je personi që je lënduar dhe ul veten tënde duke e pranuar sërish në jetën tënde.

Mos e lejo askënd të të trajtojë si lodër dhe të bëjë çfarë të dojë me ty. Ti meriton më të mirën dhe meriton pranë vetes persona që të mbështesin dhe kanë nevojë për ty përgjatë gjithë kohës, jo vetëm kur iu nevojitesh.

You may also like