“Ja, nesër, sa të gdhihet”, poezia e trishtë e Viktor Hygo. Kush ka humbur dikë të dashur, duhet ta lexojë!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Ja, nesër, sa të gdhihet”, është poezi kushtuar mallit dhe trishtimit për një person të dashur, i cili ka ndërruar jetë. Në çdo varg ndihet dhimbja e autorit për atë që ka humbur, por njëkohësisht edhe dëshira për ta pasur pranë. Koha ka kaluar dhe autori mezi pret të shkojë e “ta takojë” në varr, ku dhe vendos t’i lërë një buqetë me lule e gjethe të gjelbëra. Kjo poezi i kushtohet çdokujt që ka humbur një person tëdashur dhe nuk e lë malli për ta ndjerë pranë, qoftë edhe duke i shkuar në varreza. Kështu duket sikur e zbeh disi mallin që ndien përbrenda. Kështu duket sikur atë person e ndien më afër, më “të gjallë”.

Ja, nesër, sa të gdhihet”
Ja, nesër, sa të gdhihet, sapo të zbardhë fusha,
Do nisem, e d
ëgjon? E di që ti më pret,
Mes pyllit do t’i bie dhe malit me g
ëmusha,
Larg teje s’mund t
ë rri se ndarja po më tret.

Do t’eci si në mjegull, në shpirt i përqëndruar,
E zhurm
ë nuk do ndiej, s’do shoh asgjë që jashtë,
I vet
ëm, i kërrusur, me duart kryqëzuar,
Do ndiej ve
ç dëshpërim e dita bëhet natë.

Ndaj mbrëmjes nuk do shoh prarim që gjurmë le,
Dhe vellon mbi Herfl
ër nuk e vërej që larg,
E, kur t
ë mbërrij atje, mbi varrin tënd do vë,
Buqet
ë gjethegjelbër, me lule thurur varg.

You may also like