Ja me ç’mesazh pritet Vuçiç nga serbët në Bosnje – Shqip

by admin
Spread the love

Grafiti “Kur ushtria kthehet në Kosovë” është shfaqur në Banja Luka, kryeqendra e Republika Srpska në Bosnje. Dhe kjo pranë rrugës kryesore për në Prijedor, qyteti ku janë kryer disa nga krimet më të mëdha kundër joserbëve gjatë luftës dhe ku të premten udhëheqja politike e RS, Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe për të shënuar përvjetorin e “Stuhisë”.

I njëjti grafit është shkruar më parë në disa qytete të Serbisë.

Një pankartë me të njëjtin mesazh është shpalosur nga tifozët e Crvena Zvezda-s gjatë një ndeshjeje miqësore me klubin italian Fiorentina më 26 korrik në Beograd.

Mesazhi i grafitit është pjesë e një kënge e cila është kënduar nga Mitropoliti Amfilohije i Kishës Ortodokse Serbe dhe peshkopi Atanasije.

Grafitet në Banja Luka janë shfaqur në prag të mbërritjes aty të presidentit Vuçiç.

Presidenti i Srspka-s, Milorad Dodik, tha se Prijedori u zgjodh si vend përkujtimor “sepse populli i Prijedorit ishte i pari që mirëpriti refugjatët serbë” nga të ashtuquajturit Republika e Krajinës Serbe.

“Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë dhe kuptojmë vuajtjet e boshnjakëve dhe të gjithë të tjerëve, por gjithashtu kërkojmë që ata të dëgjojnë se çfarë kanë për të thënë serbët”, tha Vuçiç para vizitës.

Më 31 maj 1992, autoritetet serbe të Bosnjës në Prijedor lëshuan një urdhër përmes radios lokale për popullatën jo-serbe që të shënonin shtëpitë e tyre me flamuj ose çarçafë të bardhë dhe të vendosnin shirita të bardhë rreth mëngëve kur dilnin nga shtëpia.

Pas kësaj, më shumë se 3000 civilë u vranë. Më shumë se 32,000 joserbë nga Prijedori u mbajtën ilegalisht në rreth 60 kampe përqendrimi.

Në këtë qytet në veri të Bosnjës u gjet varri më i madh masiv pas Luftës së Dytë Botërore. /tesheshi.com/

 

 

 

 

You may also like