Ja ku keni rastin ta shihni Brad Pitt me fund. Po, me fund! – Shqip

by admin
Spread the love

Brad Pitt i ka habitur të gjithë me paraqitjen e tij të fundit. Aktori mori pjesë në një shfaqje në Berlin të filmit të tij të ardhshëm “Bullet Train” dhe u shfaq siç nuk e kemi parë kurrë. Pitt, 58 vjeç kishte veshur një fund ngjyrë kafe, një këmishë ngjyrë vjollcë, një xhaketë dhe kambale të zeza. Aktori vuri në pah dhe tatuazhet që nuk i ekspozon shpesh, një fytyrë rinoceronti dhe një kafkë njeriu.  Ndërsa tatuazhet në krahët e tij janë fraza: “absurdities de l’ exist” (Jeta është absurde në frëngjisht), inicialet e fëmijëve të tij, një skicë e Ötzi, njeriu i akullit dhe një citim i Rumit (Ka një fushë, përtej çdo nocioni të së drejtës dhe të gabuarës, do të të takoj atje). Për t’ju rikthyer veshjes së tij, paraqitja e aktorit ka marrë vëmendjen e të gjithë mediave të huaja dhe sigurisht për shkak të fundit!

 

You may also like