Ja ku dyshohet se ishte shkaku i sulmit ku u vranë 3 persona në Kosovë

by admin
Spread the love

Një sulm tragjik që la të vrarë 3 persona në Deçan, ka tronditur vendin, derisa janë hapur pista hetimesh për motivin e sulmit, shkruan Gazeta Metro.

Metro ka zbuluar detaje në lidhje me motivin e sulmit tragjik që u mori jetën 4 personave

Shoferi e dy nxënës janë 3 viktimat e raportuara deri tani.

E motivi i sulmit del të jetë problemi me linjat e autobusit.

Një burim për Metron tha se shoferi që mbeti i vdekur e kishte lejen e linjës dhe ia kishte shitur dikujt tjetër, dhe kështu kishin lindur probleme.

Deri tani autori i krimit nuk është kapur nga policia, pasi i njëjti ka ikur nga vendngjarja.

You may also like