Ja çfarë po ndodh me Portin e Durrësit, lidhjet e Vuçiçit e biznesmenët serbë me arabin Alabbar dhe misteret e kompanisë ofshore që nuk i njihen pronarët

by admin
Spread the love

Vendimi i qeverisë shqiptare për t’i besuar projektin e ndërtimit të Portit 100 vjeçar të Durrësit, MohamedAlabbar, i njohur si themeluesi i “EmaarProperties”, e zhvilluesi i BurjKhalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall, ka ndezur politikën dhe ka shkaktuar debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Nga njëra anë është opozita që akuzon kryeministrin Edi Rama se po abuzon dhe po fal pasuritë e Shqipërisë në mënyrë të turpshme e cinike, ndërsa nga ana tjetër janë pikërisht shefi i qeverisë dhe ministrja e Ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilët e mbrojnë me pathos këtëprojekt, i cili me plot gojë është njëkoktej serbo-arab. Komapina në fjalëgjatë këtyre viteve e ka ndryshuar disa here emrin.

Por ajo që nuk ka ndryshuar asnjëherë janë pronarët që qëndrojnë pas saj. Ata janë vëllezërit Karic, një nga familjet më të fuqishme në Serbi.Sreten, Dragomir, Zoran dhe BogoljubKariç janë katër vëllezër që u lindën nga një familje serbe në qytetin e Pejës në Kosovë. Ata u bënë të njohur në fillim të viteve 90’ si sponsorat dhe mbështetësit më të mëdhenj të regjimit të Sllobodan Milosheviçit.Pjesë e qarkut të ngushtë të familjes Miloshevic deri edhe ministra në qeverinë e tij, karriera e vëllezërve Kariç në biznes dhe politikë do të vazhdonte edhe pas rënies së regjimit.Në vitin 2004, DragomirKariç themeloi partinë Forca e Lëvizjes Serbe dhe sot ai është një nga aleatët më të ngushtë të Aleksandër Vuçic. Por pasuria e tyre do të zgjerohej më tej falë lidhjes që krijuan me diktatorin bjellorus Lukashenko.Në vitin 2006, BogoljubKariç u akuza për evazion fiskal dhe mashtrim të rëndë financiar nga autoritetet serbe. Për t`i shpëtuar dënimit, ai u aratis në Bjellorusi, ku krijoi lidhje shumë të ngushta me presidentin Bjellorus Lukashenko. Që atëherë vëllezërit Kariç kanë bërë biznese miliardere në Bjellorusi, përmes kompanisë së tyre DanaHoldings.Njëra prej aferave më të mëdha ishte pikërisht ajo e marrjes së 400 hektarëve tokë falas në kryeqytetin Bjellorus, një pasuri me vlerë 1 miliardë euro, për të ndërtuar aty një qytet brenda qytetit.

Alabbar- Kariç, “koktejli” serbo-arab

Pasi lidhjet mes DanaHoldings, Emirates Blu Sky dhe vëllezërve Karic u ekspozuan të gjitha kompanitë u përfshinë në sanksione. Pas DanaHoldings, presidenti i SHBA-ve vendosi me urdhër të posaçëm ekzekutiv në sanksione edhe EmiratesBlueSky, madje edhe personalisht BogoljubKaric për përfitim nga dhe mbështetje të regjimit të Lukashenkos.Një muaj më vonë, zhvilluesit e projektit në Minsk u ndryshuan. Kompania EmiratësBlueSky u zëvendësua më RiversideDevelopmentHoldingsLimited e regjistruar në Dubai, që u prezantua si kompani e Alabbarit. Por me sa duket kjo ishte e gjitha një manovër për të anashkaluar sanskionet ndaj vëllezërveKariç.

Prapaskenat dhe hijet e dyshimit

RiversideDevelopmentHoldingsLimited e regjistruar ne Bjellorusi zotërohet nga një kompani me të njëjtin emër e regjistruar ne Dubai. Drejtori ekzekutiv i saj është një personazh i quajtur MostafaElTobgy. Ky është krahu i djathtë dhe miku më i ngushtë i vëllezerveKariç, i cili ka qenë drejtor në shumë biznese të tyre.MuhamedAlabbar dhe MustafaElTogby dyshohet se janë partnerë të paktën edhe në një kompani tjetër, çka sipas Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dëshmon se vëllezërit Kariç nuk u larguan asnjëherë nga projekti i Minskut dhe partneriteti me Alabbarin. Që MuhamedAlabbar është në lidhje biznesi me vëllezërit Kariç, kjo është e faktuar. Tani shtrohet vetëm një pyetje. A u shtrinë fijet serbe deri në Portin e Durrësit? Ajo që dihet deri më tani është se NorthEast Real EstateHoldingsLimited, kompania e cila do të shkatërrojë Portin mijëvjeçar të Durrësit është e regjistruar në Dubai, njësoj si Riverside në Bjellorusi. Dhe 60 për qind e aksioneve të saj nuk dihet kush i zotëron.

Lëshimet e qeverisë

Po pse gjithë kjo zhurmë dhe çfarë fshihte pas këtij projektit? Gazeta “SOT” po sjell sot për lexuesin detaje të tjera nga kjo aferë, e cila vjen pas dy vitesh negociata mes shtetit shqiptar dhe investitorit nga Emiratet që do të sjellë projektin e Ballinës Ujore të Durrësit, ta cilat kanë prodhuar një nga modelet më të çuditshme të biznesit.Një projekt-ide që i krijon investitorit kushtet ideale të një parajse shqiptare, që çdokush do ta preferonte për të investuar.Nuk do të ketë taksë infrastrukture dhe as pjesën që duhet të kalonte normalisht në fondin e strehimit social, do të ketë në dispozicion 812 mijë metra katrorë truall për ndërtim falas, do të përfundojë procedurat në mënyrë të përshpejtuar duke vendosur “gati-tu” të gjithë institucionet por mbi të gjitha i lejohet një skemë financimi e gjithanshme.Janë të paktën pesë forma që investitori strategjik do t’i kombinojë për të siguruar vlerën prej 2 miliardë euro që duhen për gjithë projektin e “Durrës Yachts& Marina” dhe skemat e përdorura nuk kërkojnë ndonjë angazhim të madh financiar që në fazën e parë është 595 milionë euro.Ajo që e bën edhe më të favorshme marrëveshjen për investitorin është shuma modeste që do t’i paguajë shtetit çdo vit që do të jetë sa 2 për qind e xhiros vjetore të Marinës. Pra të gjitha këto tregojnë se jemi përballë një skandali.

You may also like