Ja çfarë iu tha Bruno Fernandes fansave të pranishëm të United, pas humbjes nga Watford

by admin
Spread the love

Një numër lojtarësh dhe stafi i Mançester United ishin ‘përlotur’ pas humbjes 4-1 nga Watford, shkruan Insporti.

“Djajt” u mposhtën me golat e Joshua King, Ismaila Sarr, Joao Pedro dhe Emmanuel Dennis.

Bruno Fernandes, ndërkohë, me gjeste u bëri me dije mbështetësve të United se ata nuk duhet të sulmojnë vetëm Solskjaerin, por ekipin në tërësi.

Norvegjezi u caktua si trajner i përkohshëm në dhjetor të vitit 2018 përpara se të emërohej menaxher i përhershëm tre muaj më vonë, duke e udhëhequr Unitedin në 14 fitore në 19 ndeshjet e tij të para në krye.

Ish-trajneri i Molde dhe Cardiff City sipas raportimeve do të shkarkohet nga klubi ‘brenda 48 orëve’, mirëpo deri tash nuk ka asgjë zyrtare.

Burime të shumta kanë konfirmuar për ‘MEN’ se United do të shkarkojë Solskjaer dhe United po finalizojnë paketën e kompensimit të norvegjezit prej rreth 7.75 milionë funte.

/Insporti

You may also like