J.Lo me lot në sy falenderon ata që e gënjyen dhe i thyen zemrën – Shqip

by admin
Spread the love

Jennifer Lopez nuk i mbajti dot lotët gjatë fjalimit të saj  pasi u nderua me “Generation Award” në MTV Movie & TV Aëards 2022. Aktorja mes lotësh falenderoi ata që i kanë thyer zemrën dhe e kanë gënjyer.

“Si aktore nuk jam asnjë nga gratë që kam luajtur, por ka një pjesë që është thellësisht e vërtetë për mua në secilin prej atyre personazheve. Meqenëse nuk mund të krijoni të vërtetën nëse nuk e keni jetuar, unë kam një lloj tjetër liste falenderimi sonte.  Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më dhanë këtë jetë. Dua të falënderoj njerëzit që më dhanë gëzim dhe ata që më thyen zemrën. Ata që ishin të vërtetë dhe ata që më gënjyen. Dua të falënderoj dashurinë e vërtetë dhe dua të falënderoj mënyrën se si gënjeva veten, sepse kështu e dija që duhej të rritesha”, tha J.Lo.

You may also like