Izraeli vijon sulmet ajrore mbi Gaza, raketa lëshohen nga militantët palestinezë (fotot)

by admin
Spread the love

Shtëllunga tymi vijonin të ngriheshin sot mbi qytetin e Gazës pas sulmeve ajrore izraelite teksa disa raketa u lëshuan nga militantët në kundërpërgjigje, në ditën e pestë të konfliktit me dhjetra të vrarë palestinezë dhe një viktimë izraelite.

Luftimet rinisën sot pas një nate relativisht më të qetë, teksa një propozim armëpushimi nga Egjipti nuk është marrë në konsideratë prej kushteve të dy palëve.

Sistemet anti-ajrore izraelite ishin aktivizuar të shtunën për të gjurmuar raketat e lëshuara nga militantët palestinezë pas funeralit të kreut militant Iad al-Hassani, të vrarë një ditë më parë, raporton rrjeti AFP.

Dy burra në të 40-at raportohet se u plagosën nga raketat në qytetin izraelit Sdot Negev pranë Gazës, njoftonin shërbimet e emergjencës.

Rezidentët në qytetin e populluar të Gaza qëndronin në shtëpi teksa luftimet ajrore vijonin. Rrugët ishin të shkreta përveç disa dyqaneve e farmacive të hapura.

“Nuk shoh shpresë për armëpushim,” tha 58 vjecari Muhamad Muhanna, për rrjetin AFP pranë rrënojave të shtëpisë së tij. “I gjithë populli i Palestinës po vuan. Çfarë kemi bërë ne?”

Përveç sulmeve ajrore, dy palestinezë u vranë sot nga ushtria, një 19 vjeçar e një 32 vjeçar gjatë një bastisjeje në kampi e refugjatëve në Nablus, në Bregun Perëndimor.

Ushtria izraelite tha se kishte kryer një operacion “anti-terrori” kundër militantëve që planifikonin sulme ndaj ushtarëve.