Izraeli, park në një varrezë myslimane në Jerusalem – Shqip

by admin
Spread the love

Autoritetet izraelite kanë filluar punën për ta kthyer në park një pjesë të Varrezave Yusufiya, një varrezë myslimane e vendosur në Jeruzalemin Lindor të pushtuar (Al-Kuds).

Mëngjesin e sotëm, punëtorët e kompanisë së ndërtimit, të shoqëruar nga policia izraelite, kanë hyrë me makineri pune në varrezat myslimane, të cilat ndodhen rrëzë mureve lindore të al-Aksa në Qytetin e Vjetër.

Punëtorët filluan punën në zonën ku eshtrat u gjetën më herët, të cilat u zbuluan se i përkisnin muslimanëve pas gërmimeve.

Në një moment punëtorët të shoqëruar nga policia mbyllën me gardh hekuri një pjesë të varrezave.

Ndërkohë, policia largoi palestinezët që po protestonin kundër punimeve në varreza.

 Varret e shkatërruara të muslimanëve

Më 10 tetor, një grup punëtorësh izraelitë shkatërruan varret myslimane të vendosura nën muret e kompleksit Al-Aksa.

Ahmed ed-Dijani, kreu i Komisionit për Mbrojtjen e Varrezave Myslimane në Drejtorinë e Fondacionit Islamik të Jerusalemit, tha për se autoritetet izraelite në Jerusalem synojnë të ndërtojnë një park në zonë.

Ai theksoi megjithatë se zona është pjesë përbërëse e Varrezave Jusufiye. /tesheshi.com/

You may also like