Ivanovska: Kontesti ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë Financiare i tregon dobësitë sistemore në funksionimin e të dyja institucioneve

by admin
Spread the love

Përmes kontestit ndërmjet Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Drejtorisë së Policisë Financiare vijnë në shprehje dobësitë sistematike në funksionimin e të dyja institucioneve, konsideron kryetarja  e Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska.

Ivanovska në pjesëmarrjen në televizionin Sitel, thotë se neve na duhet të ndërtojmë institucione të forta të cilat do t’i nxjerrin në pah të gjitha parregullsitë.

“Nga ajo që unë kam njohuri edhe për njërin institucion edhe për tjetrin, të gjitha lëndët të cilat vijnë në të dyja institucionet nuk shpërndahen në mënyrë sistemore, në mënyrë elektronike përmes softuerit por i shpërndajnë personat e tyre përgjegjës, njerëzit e parë të institucioneve. Me këtë hapet mundësia për veprimin subjektiv të personave përgjegjës, megjithatë krijohet edhe rrezik i lartë për shantazhe dhe korrupsion. Kjo duhet të eliminohet”, deklaroi Ivanovska.

Nëse do të ekzistonte një qasje sistemore për shpërndarjen e lëndëve, sipas Ivanovskës, nuk do të vinte drejt bastisjes së tillë dhe drejt problemit të tillë.

Ajo potencoi, se edhe në KSHPK mbërrijnë denoncime anonime, megjithatë të gjitha ato, siç potencoi hyjnë në softuer dhe më tej shpërndahen nga njëra anë tek një anëtar i komisionit, nga ana tjetër tek një këshilltar, i cili do të punojë me anëtarin.

“Do të thotë nuk ka asgjë të qëllimshme. Gjithçka është sipas përzgjedhjes rastësore siç është bërë në softuer”, thekson Ivanovska.

Parashtresë për këtë rast në KSHPK, Ivanovska thotë se nuk ka ardhur, si dhe se nuk është e nevojës ata të involvohen tani.

You may also like