Ivan Perisic kapitull i mbyllur, programon vizitat mjekësore në Londër

by admin
Spread the love

Ivan Perisic dhe Interi do të ndahen këtë verë. Kroati e dha sinjalin që pas finales së Kupës së Italisë, ku ai ishte protagonist me dy gola të shënuar.

“Lojtarët e rëndësishëm nuk lihen në fund për të rinovuar me ta”, tha pak a shumë kroati, i cili kishte bërë kërkesat e tij financiare dhe Interi nuk i plotësonte.

As bisedimet e fundit nuk shkuan si duhet dhe Fabrizio Romano shkruan se Perisic ka planifikuar të fluturojë drejt Londrës javën tjetër.

Anësori i majtë do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë për dy vite me Tottenham, ku gjen Antonio Conten, ish-trajnerin e tij. / oversport.tv

You may also like