Iu shfaqën para syve ‘dy ish-at’ e Kiarës, Luizi tregon si u ndje kur lexoi lajmet (Video)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në informacionin që iu transmetua mbrëmë Kiara Titos ishte një lajm për Butrint Imerin dhe një tjetër për Roni Kokën, i cili është përfolur si i dashuri i moderatores. Këto informacione iu dhanë Kiarës si avantazh duke qenë se ka qenë liderja e shtëpisë gjatë javës që lamë pas.

Por si i priti Luiz Ejlli këto lajme? Gjatë një bisede me banorët, ai është shprehur se nuk i intereson çfarë ka bërë Kiara para se të njihej me të pasi ajo ka jetuar dhe është mëse normale. Këngëtari ka shtuar se atij i intereson vetëm pjesa pas 24 dhjetorit, ku u njohën bashkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Ja kam thënë dhe Kiarës. Unë mërzitem për çfarë mund të ndodhë nga data 24 Dhjetor e këtej, se ça ka ndodhur më përpara…ti nuk ke ardhur nga qielli, ke pasur një jetë, ke pasur një lidhje, dy, tri, pak rëndësi ka.

Nuk e kam ndërmend as t’ja numëroj as ti them qysh, kur, si, tek. Do me fol vetë se ka ndonjë traumë, ndonjë siklet, ndonjë ankth? Ma thuaj se ndoshta lirohesh, është pjesë e saj. Ama çfarë ka pasur ka pasur.  Unë nuk jam i kulluar, për t’i kërkuar llogari asaj unë duhet të jem i kulluar për vete”, tha Luizi

You may also like