Iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, Fedez zbulon se është prekur nga lloji i rrallë i kancerit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këngëtari i njohur italian, Fedez ka bërë me javën e kaluar se ka një problem shëndetësor, të cilin e kanë kapur në kohën e duhur.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, artisti ndau lajmin me të gjithë, duke thënë se do ta tregonte këtë histori kur të jetë gati.

Dy ditë më parë, artisti iu nënshtrua një ndërhyje kirurgjikale, ku duket se çdo gjë ka shkuar mirë.

Fedez ditën e sotme ka publikuar një foto në “Instagramin” e tij, ku zbulon me të gjithë ndjekësit e tij se vuan nga një lloj i rrallë kanceri.

“Javën e kaluar zbulova se kam një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit.
Një nga ata që nëse nuk i merrni në kohë nuk është një bashkëjetuese e këndshme për ta pasur brenda trupit tuaj.
Arsyeja për të cilën u desh të bëja një operacion që zgjati 6 orë për të hequr një pjesë të pankreasit (përfshirë edhe tumorin).
Dy ditë pas operacionit, jam mirë dhe mezi pres të shkoj në shtëpi te fëmijët e mi. Do të duhet pak kohë.
Faleminderit mjekëve, kirurgëve dhe infermierëve që kanë qenë pranë meje gjatë këtyre ditëve intensive. Një falënderim i madh edhe për të gjitha mesazhet e mbështetjes dhe pozitivitetit që më dërgove ❤️????????
Të dua
Federiko”- ka shkruar ai në postimin e tij.


You may also like