Publiku ka vendosur që banori që duhet të lë sonte shtëpinë e Big Brother Vip Albania, duke hequr dorë nga çmimi i madh, është aktori, Amos Zaharia, raporton Gazeta Sinjali.
Amos ishte në nominim me të gjithë banorët tjerë të shtëpisë, përpos Kristit, pasi ky i fundit hapi të shtunën mbrëma ‘Kutinë e Pandorës’.
Lajmin për largimin e Amos nuk e ka pritur fare mirë aktorja, Olta Gixhari, e cila qau me dënesë gjatë përshëndetjes me mikun e saj.

Por tërhoqi vëmendje e qeshura e Efit ne ato momente, gjersa shikonte Olten duke qarë.

Kujtojmë se të shtunën, aktorja Gixhari i është gëzuar shumë eliminimit të Efit.