Iu falen penalltive, kualifikohen Leverkusen dhe Anderlecht

by admin
Spread the love

Bayer Leverkusen dhe Anderlecht iu falën penalltive për t’u kualifikuar në raundin e 1/8-ve në Europa dhe Conference League.

“Aspirinat” humbën 2-3 në Gjermani përballë Monacos, por sot ia dolën të fitonin në Prinicipatë me të njëjtin rezultat.

Minutat shtesë nuk sollën gola të tjerë dhe skuadrat iu drejtuan penalltive. Lojtarët e Leverkusenit u treguan më të saktë.

Në fund pati festë me tifozët e ardhur nga Gjermania, ndërkohë që pika e bardhë i buzëqeshi edhe Anderlechtit.

Skuadra belge fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Ludogorets. Këta të fundit kishin fituar 1-0 në Bullgari. Ndeshja në shtesa dhe penallti, aty ku u treguan më të saktë lojtarët e Anderlechtit.


Top Channel

You may also like