Iu dërgon kartolinën publike për fundvit Metës, Berishës dhe Bashës, kryeministri Rama ka një urim të përbashkët për ta dhe befason me atë që thotë për veten e vet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Edi Rama në përfundim të konferencës së jashtëzakonshme që mbajti sot me mediat, kishte një urim edhe për kundërshtarët e tij politikë, Ilir Metën, Sali Berishën e Lulzim Bashën.

Politikisht i uroj të shkojnë në shtëpi të gjithë, po e di që urimi do bjerë në vesh të shurdhër, ndaj s’më mbetet t’i uroj shëndet në familje dhe që ta gjejnë nga njëri tjetri jo nga shëndeti. Shëndetin ta kenë për vete, ca bëjnë me njëri tjetrin është jashtë mundësive të mia për t’i ndihmuar.” u shpreh Rama sa i takon vetes, pyetur nga mediat, tha se nuk e ka arritur stadin që të flas në vetën e tretë.

“Nuk e kam arritur stadin që të flas në vetën e tretë. E keni dëgjuar atë ‘Presidenti i Republikës ka vendosur …”, ditën që do e arrij ju kërkoj të çoheni e të thoni ‘ik në shpi se nuk jam mirë’. Bonaparti e përdorte këtë, po ishte Bonaparti.

Njëri thotë “Presidenti ka vendosur.. “ Tjetri ‘ E ka thënë Sali Berisha.. “. Një tjetër thotë “Kur e thotë Lulzim Basha ndajeni mendjen se kjo është e vërteta.” Nuk ka ardh dita që ti coj kartolina vetes.’ u shpreh Rama.

You may also like