Italia rrëzon në Ligën B Anglinë, Hungaria surprizon Gjermaninë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Italia fiton supersfidën e mbrëmjes në Nations League, pasi mposhti minimalisht 1-0 në “San Siro” Anglinë. Një gol I Raspadorit në pjesën e dytë vulosi fatin e ndeshjes, që u dominua nga skuadra e Mancinit.

Në ndeshjen tjetër të grupit Hungaria dhuroi surprizën e radhës pasi fitoi 1-0 në transfertë përballë Gjermanisë. Szalai ishte heroi i hungarezëve në “Red Bull Arena”, pasi goli i tij i dha një trepikësh të artë skuadrës së Rossit.

Hungaria kryeson grupin me 10 pikë, ndërsa Italia ngjitet e dyta me 8 pikë. Vendimtare për kualifikimin në Final Four do të jetë përballja direkte mes dy skuadrave. Ndërkohë Anglia do të luajë në Ligën B të Nations League sezonin tjetër.

Bosnja ka mposhtur 1-0 Malin e Zi dhe falë këtij suksesi ka siguruar vendin e parë në grup dhe sezonin tjetër do të luajë në Ligën A. Finlanda ka barazuar 1-1 në shtëpi me Rumaninë në ndeshjen tjetër të grupit 3 të Ligës B.

Gjeorgjia mposht 2-0 Maqedoninë, blindon vendin e parë në grup dhe ngjitet në Ligën B. Bullgaria fiton thellë 5-1 përballë Gjibraltarit, ndërsa Estonia mposht 2-1 Maltën.  / Oversport.tv

Foto: Italy Twitter

You may also like