Italia planifikon të furnizojë Ukrainën me raketat Storm Shadow

by admin
Spread the love

Italia planifikon të furnizojë Ukrainën me raketat me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow. Furnizimi i Ukrainës me këto raketa do të jetë pjesë e pakos të nëntë ushtarake italiane, që pritet të dorëzohet në fund të këtij muaji. Gjithashtu Ministria italiane e Mbrojtjes, nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me këto informacione të medias italiane. Ndërsa në anën tjetër, Antonio Tajani, ministri i Jashtëm i Italisë ka njoftuar se Roma planifikon të furnizojë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore SAMP/T.

Madje Tajani ka konfirmuar se qeveria italiane po përgatitet për një pako tjetër ushtarake, e cila për dallim nga më parë do të jetë konfidenciale duke mos zbuluar se çfarë do të përmbajë pakoja. Ukraina kishte pranuar një sistem të tillë të mbrojtjes ajrore SAMP/T të njohur ndryshe si MAMBA në vitin 2023. Ky sistem franko-italian ka aftësinë të gjurmojë dhjetëra objektive dhe të ndërhyjë në 10 tjera në të njëjtën kohë.


You may also like