Italia me skemën e Interit, por dyshja e sulmit nuk bind

by admin
Spread the love

Italia nuk ka kohë për të humbur dhe gjatë ditës së djeshme ka bërë prova për formacionin që do të zbresë në fushën e lojës kundër Francës. Trajneri është duke përçuar prej kohësh idenë për të luajtur me 3 mbrojtës, duke qenë se lojtarët i përshtaten më së miri.

Lajmet pozitive vijnë nga mbrojtja, ku Alesandro Bastoni nuk ka asgjë serioze dhe është stërvitur me grupin. Kjo do të thotë se mbrojtësi i Interit do ta nisë si titullar ndeshjen kundër “Gjelave”. Në portë do të jetë si gjithmonë Donaruma, ndërsa në linjën me 3 mund të rreshtohen Di Lorenco, Bastoni dhe Kalafiori.

Në krahun e djathtë do të luajë Kambiazo, ndërsa Dimarko në të majtë. Mesfusha do të përbehet nga Riçi përpara mbrojtjes, ndërsa Fratezi dhe Tonali pak më të spostuar përpara. Dyshja e sulmit me Raspadorin dhe Retegin për të kërkuar të çajë “murin” e Francës.

ITALIA

PANORAMASPORT.AL

You may also like