Italia “hap thesin”: 15 miliardë euro paketë për të zbutur kostot e energjisë!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Italia planifikon të ndajë të paktën 15 miliardë euro në buxhetin e saj të vitit 2023 për të zbutur ndikimin e kostove të larta të energjisë tek firmat dhe familjet, i thanë Reutersit dy burime të sigurta qeveritare.

Ekzekutivi i djathtë i kryeministres Giorgia Meloni do të rrisë deficitin buxhetor të vitit të ardhshëm në 4.5% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), nga 3.4% e parashikuar në shtator nga administrata e mëparshme e Mario Draghit.

Një lëvizje e tillë llogaritet se do të lironte hapësirën buxhetore për masa mbështetëse me vlerë rreth 21 miliardë euro.Burimet e vendosura në dispozicion të mbështetjes së ekonomisë do të rriten nëse tendencat aktuale çojnë në një deficit më të ulët vitin e ardhshëm sesa 3.4% e PBB-së e parashikuar dy muaj më parë, thanë dy zyrtarët në fjalë.

Roma synon gjithashtu të mbledhë fonde shtesë duke shkurtuar një pjesë prej gati 9 miliardë eurosh të destinuara në vitin 2023 për një skemë të lehtësimit të varfërisë të njohur si “paga e qytetarëve”.

Masa vjen në kohën kur Meloni zhvilloi vizitën e saj të parë në Bruksel ku u takua me presidentët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel. Një takim mjaft i rëndësishëm ishte dhe ai që pati më tej me komisionerin e ekonomisë së BE-së, Paolo Gentiloni, edhe ai vetë një  ish-kryeministër italian, është përgjegjës për zbatimin e Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes së BE-së.

“Dua të përcjell në këtë mënyrë një sinjal të fortë mbi vullnetin tonë për të bashkëpunuar me BE-në dhe për të mbrojtur interesin tonë kombëtar”, deklaroi Meloni.

Financat publike të Italisë këtë vit kanë qenë më të forta se sa ishte parashikuar, ndërsa inflacioni ka ndihmuar në uljen e borxhit të madh të vendit.


Top Channel

You may also like