Italia dy miqësore në SHBA, në lojë edhe shumë miliona

by admin
Spread the love

Ndërsa Shqipëria do të luajë miqësoret e saj në turneun e organizuar në Algjeri, kundër Bolivisë ose Afrikës së Jugut, kundërshtari i parë në grup Italia po përgatitet për dy miqësore të nivelit të lartë në SHBA, duke qenë se në lojë kanë hyrë edhe sponsorët për çështje marketingu.

Rivalët e ekipit të Spaletit mund të përballen me Argjentinën ose Brazilin, por edhe me kombëtare të tjera të mëdha, teksa mësohet se një ndeshje do të sjellë deri në 4 milionë euro të ardhura, të cilat do të ndahen mes dy federatave.

Italia do të zbarkojë në Gjermani më datën 7 qershor, një javë përpara ndeshjes së parë me Shqipërinë në Dortmund.

PANORAMASPORT.AL

You may also like