ITALI – Zgjedhjet presidenciale, raundi i katërt i votimeve pa sukses

by admin
Spread the love

ROMË, 27 janar /ATSH-DPA/- Ligjvënësit italianë nuk arritën të bien dakord për një fitues të enjten, raundi i katërt i votimeve të zgjedhjeve presidenciale, edhe pse në këtë fazë kërkohej një shumicë absolute.

Megjithatë, asnjë kandidat nuk arriti të fitonte të paktën 505 vota nga 1009 gjithsej. Edhe në raundet e mëparshme të votimeve, shumica e fletëvotimeve u lanë bosh, pasi ligjvënësit nuk arritën të krijojnë një konsensus ndërpartiak.

Negociatat kanë qenë intensive për të zgjedhur një pasardhës të Sergio Mattarella, i cili përsëri pati më shumë mbështetës edhe pse ai e ka përjashtuar mundësinë për të mbetur në detyrë. Ai mori 166 vota të enjten.

Në mënyrë konvencionale, nuk ka kandidatë zyrtarë në garë, por kryeministri aktual Mario Draghi prej kohësh konsiderohet favorit për këtë rol.

Megjithatë, shumë politikanë duan që Mattarella të qëndrojë në detyrë në mënyrë që të mos rrezikojë qeverinë teknokrate të Draghi-t, e cila është vlerësuar lidhur me shëndetin publik dhe përgjigjet ekonomike ndaj Covid-19.

Votimet janë zhvilluar çdo ditë që nga e hëna, me një shumicë prej dy të tretash të nevojshme në raundet fillestare.

Për shkak të këtij ngërçi një raund tjetër votimi do të zhvillohet të premten. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Lexo lajme interesante

You may also like