ITALI –Vdes gazetari i njohur Piero Angela  

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ROMË, 13 gusht /ATSH-ANSA/ – Piero Angela, i pagëzuar si “patriarku italian” i gazetarisë dhe popullarizimit të shkencës në televizion, ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare, njoftoi sot familja e tij.

“Rrugëtim të mbarë në përjetësi, baba”, shkroi Alberto Angela në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, duke bërë të ditur vdekjen e babait të tij.

I lindur në Torino në vitin 1928, Piero Angela e filloi karrierën e tij në gazetari në “RAI” si gazetar radioje, ndërsa më vonë u bë korrespondent dhe prezantues lajmesh.

Popullariteti i tij i gjerë në botën e televizionit ka të bëjë me programet popullore shkencore, që themeluan një traditë solide të dokumentarëve shkencorë në televizionin italian.

Piero Angela gjithashtu është autor i shumë librave kushtuar shkencës: Në Kërkim të Jetës në Kozmos (1980); Makineria që Mendon (1983); Oqeanet (1991); Sfida e Shekullit (2006); Përse Duhet të Bëjmë më Shumë Fëmijë (bashkë-autor me L. Pinna, 2008); Për Çfarë Duhet Politika? (2011); Pas Kuintave të Historisë; Jeta e Përditshme në Kohëra (bashkë-autor me A. Barbero, 2012); Udhëtim në Mendje: të njohim trurin që të jetë i shëndoshë (2014); 13 Miliardë Vjet; Sytë e Mona Lizës (2016) etj.

Në vitin 2017 botoi autobiografinë e tij e titulluar “Rrugëtimi im i Gjatë. Në vitin 2004 iu akordua titulli Oficer i Lartë i Urdhërit të Meritës së Republikës së Italisë, si dhe titulli Kalorës i Kryqit të Madh të Republikës së Italisë në vitin 2021.

/u.sh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like