ITALI – Terminali i planifikuar i LNG-së ndez debate mes fushatës zgjedhore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ROMË, 26 gusht /ATSH-DPA/- Planet për të ankoruar një terminal të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në bregdetin toskan po bëhen një çështje gjithnjë e më përçarëse ndërsa ligjvënësit italianë bëjnë fushatë për zgjedhjet e ardhshme.

Operatori i rrjetit të gazit “Snam” ka planifikuar të përdorë anijen “Golar Tundra” për të kthyer LNG në gaz në rrjetin energjetik të vendit nga viti 2023.

Megjithatë, planet për të ankoruar anijen në portin e qytetit të Piombino po hasin shumë diskutime.

Qeveria tha se zona në Piombino është e nevojshme për t’u siguruar që Italia të ketë karburant mes frikës për mungesën e energjisë në të ardhmen. Megjithatë, disa vendas kanë kundërshtuar planin, duke e parë atë si një kërcënim për sigurinë, ekonominë dhe turizmin e tyre.

“Zgjedhja e Piombino është absolutisht e gabuar”, tha kryetari Francesco Ferrari për “La Repubblica”.

Ferrari është anëtar i partisë së ekstremit të djathtë “Fratelli d’Italia”, ose Vëllezërit e Italisë, e cila aktualisht është në krye sipas sondazheve, përpara zgjedhjeve të 25 shtatorit.

Ish-lideri i “Italia Viva” kritikoi kryebashkiakun e Piombino për kundërshtimin e planit të LNG-së pavarësisht krizës energjetike.

Italia ka nevojë për terminalin LNG, për të cilin “Snam” tha se mund të plotësojë 6,5% të kërkesave për gaz, në vend.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like