ITALI – Tajani: Ballkani Perëndimor nuk mund të presë para portave të BE-së

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ROME, 11 prill /ATSH-DPA/ Angazhimi i Italisë për të mbështetur integrimin e shpejtë evropian të Ballkanit Perëndimor u riafirmua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani, sipas të cilit vendet e rajonit nuk mund të presin shumë për anëtarësimin e tyre në BE.

Tajani pohon se Italia synon të jetë zëdhënëse në Bruksel për kërkesat dhe pritshmëritë e integrimit që vijnë nga Ballkani, të cilave duhet t’u jepet një përgjigje e shpejtë.

“Për këtë arsye kemi vendosur që të vazhdojmë dialogun e nisur me takimin ministror të 3 prillit në Romë, duke organizuar një takim të ri që do të mbahet deri në fund të vitit”, shtoi ai.

“Italia dëshiron të luajë një rol udhëheqës dhe është e gatshme të bëjë pjesën e saj, pasi e ardhmja e vendit tonë dhe e Evropës është në rrezik. Ballkani nuk mund të presë më. Vendet e rajonit, kërkojnë integrimin e tyre në Bashkimin Evropian, siguri të procesit, afate dhe mbi të gjitha një rezultat përfundimtar”, shtoi Tajani.

Si një demonstrim i interesit të rinovuar dhe të fortë të Italisë për rajonin fqinj të Ballkanit, si dhe i përkushtimit të vendit tonë për zgjidhjen e krizës së Kosovës dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, ministri Tajani ka kryer muajt e fundit të misioneve në Serbi, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, por edhe në Kroaci dhe Slloveni, dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor tashmë të integruara plotësisht në Bashkimin Evropian.

Qëllimi, sipas Tajanit, është gjithashtu të inkurajojë një intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me vendet e rajonit dhe ndoshta të japë përgjigje të përbashkëta ndaj sfidave të përbashkëta si tranzicioni i energjisë së gjelbër, mbështetjen për rritjen dhe kundër emigracionit të paligjshëm. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like