ITALI – Nisin spekulimet për postet e reja ministrore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ROMË, 27 shtator /ATSH-DPA/ – Dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Itali, janë ngritur spekulime të shumta sesi do të plotësohen postet ministrore në qeverinë e re.

Disa vëzhgues thonë se Matteo Salvini, një nga aleatët më të shquar të kryeministres së ardhshme Giorgia Meloni, mund të mbetet pa post.

Meloni është liderja e partisë radikale të djathtë “Fratelli d’Italia”, e cila doli si partia e vetme më e madhe në zgjedhjet e së dielës.

“Salvini, lideri i partisë populiste të krahut të djathtë, ‘Lega’ nuk ka gjasa të rifitojë postin e tij të mëparshëm si ministër i Brendshëm”, sipas raporteve nga gazetat “La Repubblica” dhe “Corriere della Sera”.

Thuhet se ky pozicion është i padiskutueshëm për Salvinin, sepse ai duhet të dalë në gjyq për një urdhër ndalimi të paligjshëm të anijes së shpëtimit “Open Arms” dhe shpërdorim të autoritetit.

“Presidenti Sergio Mattarella mund të kundërshtojë”, sipas ”La Repubblica”.

Anijes së shpëtimit me 150 migrantë në bord, nuk iu lejua të ankorohej në gusht 2019 dhe iu pengua hyrja në ishullin italian, në Lampeduza./ /a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like