ITALI – Meloni: Përgjigje të menjëhershme dhe efektive ndaj problemeve parësore në vend

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ROMË, 2 tetor /ATSH-AA/- Liderja e partisë së ekstremit të djathtë “Fratelli d’Italia” (Fdl), Giorgia Meloni e cila fitoi në zgjedhjet e 25 shtatorit në Itali dhe një kandidate e mundshme për kryeministre, deklaroi se pas ardhjes në pushtet, qeveria e saj do të ofronte një përgjigje të menjëhershme dhe efektive ndaj problemeve me të cilat po përballej vendi.

Meloni mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Shoqata Bujqësore e Italisë (Coldiretti), në Milano.

“Nëse vijmë në detyrë për të drejtuar vendin, ne do të planifikojmë një përgjigje të menjëhershme dhe efektive për popullin tonë. Italia duhet të mbrojë interesat e saj kombëtare duke gjetur zgjidhje të përbashkëta. Gjatë muajve në vijim disa gjëra do të ndryshojnë. Kjo nuk nënkupton një qasje negative ndaj të tjerëve, përkundrazi do të thotë një qasje pozitive ndaj vetes”, tha Meloni.

“Jemi në kontakt të ngushtë me qeverinë aktuale e cila po zhvillon negociata komplekse për të gjetur zgjidhje ndaj rritjes së çmimeve të energjisë, si një prej problemeve parësore të vendit”, theksoi Meloni. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKIEV – Zelensky: Qyteti Lyman është pastruar plotësisht nga forcat ruse

You may also like