ITALI – Lombardia shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas mungesës së madhe të ujit

by admin
Spread the love

ROMË, 25 qershor /ATSH-DPA/- Lombardia, rajoni më i populluar i Italisë, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të një thatësire të zgjatur, së bashku me një thirrje për publikun për të ruajtur sa më shumë ujin.

“Banorët duhet të përdorin ujin me kursim dhe vetëm aty ku është e nevojshme”, sipas një dekreti të nënshkruar nga presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana.

“Gjithashtu, duhet të kufizohet uji i pijshëm për aktivitete jo thelbësore”, sipas rekomandimeve të qeverisë rajonale, duke përfshirë ujitjen e parqeve, fushave të golfit dhe fushave të futbollit, ose pastrimin e rrugëve.

Lombardia i bëri thirrje qeverisë qendrore të ngrejë një qendër kontrolli për të monitoruar krizën aktuale të ujit në mbarë vendin.

Lombardia ndodhet në veri të Italisë dhe ka rreth 10 milionë banorë.

Lumi Po është tharë në disa vende për shkak të thatësirës ekstreme, e shkaktuar nga reshjet e pakta. Niveli i ujit ka rënë edhe në liqenin Garda.

Uji i pijshëm po racionalizohet gjithashtu në disa zona të Piemontes në Italinë veriperëndimore. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like