ITALI – ”Guardia di Finanza” në aksion pas çmimeve stratosferike të karburanteve

by admin
Spread the love

MILANO, 8 janar /ATSH-ANSA/ – Për të shmangur çdo dukuri spekulative për çmimet e karburanteve në rrugë dhe autostrada, pas ndërprerjes së zbritjeve në akciza, ministri i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti, i ka dhënë një mandat ”Guardia di Finanza”-s për të monitoruar situatën dhe se rezultatet e kontrolleve të kryera do të shpallen javën e ardhshme.

Prokuroria e Romës tashmë po heton rritjen stratosferike të çmimeve, përfshirë çmimin e karburanteve, si pjesë e një dosjeje të hapur për të identifikuar çdo spekulim.

Hetimi ka për qëllim verifikimin e arsyeve të kësaj rritjeje dhe identifikimin e çdo përgjegjësie.

Hetimet iu besuan njësisë së policisë ekonomiko-financiare të ”Guardia di Finanza”-s në Romë.

Atyre u kërkohet “të hetohen çmimet e benzinës dhe të naftës për të konstatuar ndonjë spekulim apo rritje të pajustifikuar çmimi”.

”Ne kemi vendosur gjithashtu të fillojmë një bojkot kombëtar të pikave më të shtrenjta të benzinës duke ftuar automobilistët italianë të kontrollojnë çmimet në territorin e tyre, përfshirë përmes aplikacioneve speciale që tregojnë operatorët më të përshtatshëm, dhe jo të furnizohen me karburant në pikat me çmime të larta”, tha shoqata e mbrojtjes së konsumtorit, Codacons.

”Boom”-i i çmimit të karburantit në autostradë po shkon drejt 2,5 eurove për litër./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like