Itali-Angli, Mancini: Duhet të tregojmë seriozitet dhe të bëjmë të lumtur çdo italian

by admin
Spread the love

Përpara kësaj sfide, Mancini deklaroi se pavarësisht ngjarjeve të fundit apo ecurisë, skuadra duhet të tregoi seriozitet.

“Entuziazmi është gjithmonë aty, veçanërisht për një ndeshje kaq të bukur. Ka pika të rëndësishme për një grup dhe entuziazmi është domosdoshmëri. Kemi disa mungesa, por ne duhet të jemi serioz në maksium për këtë përballje. Lojtarët duhet të kenë dëshirë të vijnë në kombëtare dhe të përballojnë edhe situata të vështira. Anglia? Nuk jam i shqetësuar, është një ndeshje e rëndësishme dhe pse është në një moment delikat për ne. Sfida e zhvilluar dhe e fituar në Europian është arkivuar tashmë. Tifozët? Unë besoj se futbolli është emocion dhe ndonjëherë një tifoz mund fishkëllej sepse mund të jetë ndjerë i tradhtuar nga idhulli i tij, jo nga e gjithë skuadra. Do bëjmë maksimumin për tri pikët, por edhe për të lumturuar çdo italian” – përfundoi trajneri./ Super Sport

Lexo lajme interesante

You may also like