ITALI – 13 të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut nga shirat e dendur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

NAPOLI, 26 nëntor /ATSH-AFP/ – Trembëdhjetë persona u zhdukën mëngjesin e së shtunës, pas rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga shiu i madh në ishullin italian të Ischias, pranë Napolit, sipas agjencive italiane të lajmeve ANSA dhe AGI.

”Rrëshqitja e dheut ndodhi në qytetin Casamicciola Terme, në veri të ishullit”, thanë zjarrfikësit duke shtuar se ata po kërkonin të zhdukurit.

Sipas agjencive, 13 persona rezultojnë të zhdukur në fund të mëngjesit, ndërsa rrëshqitja ka ndodhur sot shumë herët.

”Një makinë e futur në det kishte dy persona në bord, por ata u shpëtuan”, thanë zjarrfikësit.

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje banorëve të ishullit të qëndrojnë në shtëpi, për të mos ndërhyrë në operacionet e shpëtimit.

Casamicciola Terme, një vendpushim spa me 8 000 banorë në dimër, pësoi një tërmet në vitin 2017 që vrau dy persona. Megjithatë, ajo ishte shkatërruar plotësisht nga një tërmet shumë më i fuqishëm në fund të shekullit të 19-të.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like