Isufi pas humbjes në Merdare: Llapit ia dhuruam fitoren

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Llapi ka fituar me rikthim dhe rezultat të thellë 4-1 në shtëpi ndaj Ballkanit në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 14-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi vlerëson se Llapi shënoi fitore nga gabimet e futbollistëve të tij.

“E vështirë të analizohet në atë interval ku pranuam tri gola. Mendoj se kanë mundur të jenë gola të evitueshëm. Llapi përfitoi nga disa gabime apo moskoncetrimit në disa situata. Kur pranon katër gola duhet të thosha se ka merituar fitore. Por, edhe në këtë fushë ishte e vështirë të luash, por mendoj si për ne edhe për Llapin ishte fusha e njëjtë. Bëmë gabime naive dhe ram nga koncentrimi sidomos pas barazimit 1:1 dhe kundërshtari shfrytëzoi mirë. Nuk ishin gola të cilat kanë qenë të ndërtuara nga Llapi, por nga gabimet tona. Kemi pasur mungesën e Ermal Krasniqit dhe Kushtrim Gashit, por nuk ndjej keqardhje për atë aspekt sepse ne duhet të varemi nga grupi e jo individëve. Kjo humbje dhemb, por na presin edhe shumë ndeshje ku duhet përmirësuar gabimet”, ka thënë Isufi.

Ballkani ka dështuar ta rikthej vendin e parë. Është në vendin e tretë me 25 pikë, ndërsa Llapi një pozitë më poshtë me tri pikë më pak.

You may also like