Ismajli reagon ndaj klubit të Ferizajit: Turpi nuk mund të jetë ndryshe – ka dy vite që kërkoj paratë e mija

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish- mbrojtësi i klubit të Ferizajit, Thesar Ismajli ka reaguar me anë të një njoftimi në rrjetin social “Facebook” lidhur me trajtimin që i ka bërë klubi, shkruan Insporti.

Më njoftimin e tij thuhet se u bën dy vite që klubi nuk i shlyer detyrimet ndaj tij.

“Turpi nuk mund të jetë ndryshe, përveç se kështu. U bën gati 2 vite dhe asnjë përgjegjësi për borgjin e mijëra eurove ndaj meje prej klubit te Ferizaji”, tha Ismajli.

“Ju kam telefonuar me qindra herë për paratë e mija dhe ka shkuar shumë herë, por që nuk ka marrë asnjë përgjigje. E vetmja përgjigje që ka qenë ishte do të ju shlyhen të gjitha borgjet, pasi ka ardhur një aksionar i ri, por që kjo ende nuk ka ndryshuar asgjë”, përfundoj Ismajli.

You may also like