Ismajli, ndër më të mirët në fitoren e parë sezonale të Empolit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vazhdon formë shumë e mirë e Ardian Ismajlit me Empolin në Serinë A.

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare ishte ndër më të mirët e skuadrës toskane në fitoren minimale (0-1) në fushën e Bolonjës, e para për këtë sezon pas katër barazimeve dhe dy humbjeve.

Ismajli edhe në këtë ndeshje luajti 90 minuta, duke spastruar plot herë zonën dhe bllokuar dy herë kundërshtarin në tentativën për të shënuar. Vetëm autori i golit të vetëm të takimit, Bandinelli (8.1, dhe anësori i majtë, Parisi 7.6 kishin notë më të lartë se mbrojtësi shqiptar.

Ndërkohë Nedim Bajrami u aktivizua titullar, por luajti deri në minutën e 65-të, duke u zëvendësuar nga Henderson.

Ismajli do të jetë edhe lideri i kuqezinjve në mbrojtje për dy ndeshet e Nations League kundër Izraelit dhe Islandës, duke parë mungesat e Gjimshitit, Kumbullës dhe Dermakut për arsye dëmtimi./ Super Sport


Top Channel

You may also like