Ismaili: Qëndron nënshkrimi im për rrëzimin e qeverisë

by admin
Spread the love

Deputeti i koalicionit të Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarë Hysni Ismaili konfirmon se ai ka nënshkruar për rrëzimin e qeverisë dhe se nënshkrimi i tij qëndron.

E jap këtë prononcim në lidhje me thashethemet që dolën dje nëpër media të ndryshme në lidhje me përcaktimin tim rreth nënshkrimit për shumicën e re parlamentare.

Nënshkrimi im qëndron aty derisa ta konfirmojnë ose ta tërheqin organet e partisë, duke nisur prej degës sime, deri te Kryetari, Kryesia Qendrore e Kuvendi Qendror, si organi më i larte i partisë sime “Alternativa”. Këtë vendim e kam marrë si detyrim politik, moral, njerëzor dhe demokratik ndaj votuesve dhe miqve të mi”, shkruan Ismaili në Facebook.

You may also like