Islami e thotë troç në mes të emisionit: Kjo është e vetmja rrugë për të shtrënguar qeverinë të realizojë detyrat. Shqipëria ka shkatërruar të gjitha standardet

by admin
Spread the love

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami foli sot në emisionin “Ditë e Re” rreth mundësisë për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Islami u shpreh se Shqipëria nuk i ka kryer detyrat që i duhej të kryente për anëtarësimin apo hapjen e negociatave për në BE, madje ai tha se vendi ynë i ka shkatërruar të gjitha standardet drejt anëtarësimit në BE.

Kastriot Islami: Unë jam 100 për qind i mendimit që Shqipëria nuk i ka kryer detyrat bile i ka shkatërruar të gjitha standardet drejt anëtarësimit apo hapjes së negociatave në BE, siç janë korrupsioni, krimi, autokracia, prekja e demokracisë, kërcënimi i votuesve pastrimi i parave. Janë pa fund një serë parametrash të cilat nga 2013 me ardhjen e Ramës në krye janë përkeqësuar por jam i mendimit që Shqipëria duhet të hap negociatat me BE. Duket paradoksale, pse sepse është e vetmja mënyrë për ta shtrënguar qartë këtë qeveri të realizojë këto detyra, pasi ka një mungesë të qartë vullneti nga ana e qeverisë, nuk ka përpjekje për ti realizuar këto.

You may also like