Islami: Arrestimet e tilla t’ja heqin njollën se “Kosova është vend i korruptuar” – Impresionuese bashkëpunimi Prokurori-IPK

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Njohësi i sigurisë në vend, Avni Islami, thotë se arrestimet zyrtarëve policor doganor që dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetet zyrtar”, është shenjë e vendosjes së shtetit në binar, derisa thotë se kjo duhet të shërbejë që krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk do të kenë vend në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Islami për Ekonomia Online, uron që sistemi i drejtësisë të funksionojë deri në fund.

Ai thotë se me arrestime të tilla duhet të hiqen statistikat e dëmshme për Kosovën, duke e radhitur atë si një prej vendeve më të korruptuara dhe kriminalizuara.

“Është
e pamundur qe të luftohet krimi i organizuar nëse nuk luftohet krimi i
organizuar institucional. Rastin e arrestimit të një numri të madh të policëve
e sidomos të policisë kufitare është një shenjë qe shteti dhe drejtësia janë
duke dalë në binar në mënyrë që secili qytetar ta ndiej vetën që është i
barabartë me të gjithë qytetarët dhe që krimi i organizuar dhe korrupsioni në
vendin tonë nuk do të ketë vend”.

“Uroj
që sistemi i drejtësisë në Kosovë të funksionojë deri në fund dhe Kosova të
hiqet nga statistikat duke filluar prej Departamentit të Shtetit amerikan dhe
institucionet  e tjera të besueshme, të
cilat Kosovën e radhitshin një prej vendeve më të korruptuara dhe
kriminalizuara. Qeveria aktuale ka ardhur në pushtet me atë se do ta luftojë
krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe rezultatet e para janë dukur më herët
por tash me arrestimin e këtyre zyrtarëve policorë vërehet se dora e shtetit
dhe e drejtësisë është duke vepruar”, tha ai

Impresionuese për të mbetet bashkëpunimi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) me Prokurorinë, duke thënë se shteti mbahet me prokurorë të zellshëm e të besueshëm.

“Është
impresionuese që Prokuroria dhe IPK-ja janë duke e kryer punën ashtu  siç duhet. Pastaj gjykatat e kanë në dorë
verdiktin e tyre. Pra shteti mbahet me prokurorë të zellshëm, të besueshëm, punëtorë
e trima. Unë jam kah e shoh që Prokuroria është kah e kryen punën ashtu siç
kemi dashur që edhe më parë ta kryej këtë punë”, ka thënë Islami për EO.

You may also like