Ishte shpresë e madhe e futbollit, tani është aktori më i paguar i filmave për të rritur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Danny Mountain ishte dikur shpresa e madhe e futbollit anglez.

Ai është aktivizuar te grupmoshat e reja të Southamptonit dhe ishte objektiv i Chelseat.

Por, si 16-vjeçar, Mountain pësoi lëndim të rëndë, andaj u desh ta mbyll karrierën sportive.

Sidoqoftë, ai u bë i famshëm, duke qenë aktori më i paguar i filmave për të rritur në Angli.

Danny ka bërë mbi 600 filma në karrierën e tij duke fituar më shumë se një milion euro.

“Si fëmijë, kam ëndërruar të bëhem futbollist i famshëm. Fatkeqësisht, nuk shënova kurrë gol për Kombëtaren e Anglisë, por kjo nuk më ndali të bëhem i suksesshëm”, tha Mountain për “Marca”.

Pas ndërprerjes së karrierës, ai u punësua si marangoz dhe u zbulua si “talent” në filmat për të rritur, shkruan FrontOnline

“Ishte një tronditje për nënën time”, tha aktori, i cili është i martuar me Eva Angelina, poashtu një yll i filmave për të rritur.

You may also like