Ishte raportuar e zhdukur para dy ditësh, e mitura dyshohet se u dhunua në Viti – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një e mitur që ishte raportuar si e zhdukur para dy ditësh në Viti, dyshohet se është dhunuar.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari, derisa viktima është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“DHUNIM-Viti 26-28.10.2022 – NN. Në lidhje me rastin, me 28.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Rasti fillimisht ishte raportuar si person i zhdukur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

You may also like