Ishte në trekëndësh me Borën e Donaldit, Beatrix vjen me rrëfim ndryshe

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, do ta rrëfejë të gjithë historinë e saj të vitit të fundit në një mënyrë shumë të veçantë.

Është përfolur shpesh pse Trixa nuk ka pranuar në gjithë këtë kohë të prononcohet në ndonjë emision mbi historinë e saj të bujshme që na ka shoqëruar përgjatë gjithë vitit, por mesa duket ajo ia ka lënë ekskluzivitetin emisionit të vëllait të saj Alban Ramosajt.

Po, është e vërtetë! Burime për “Prive” kanë bërë me dije se këngëtari do të marrë një pauzë nga muzika, për të qenë pranë fansave të tij këtë herë si moderator në një emision që do të realizojë në kanalin e tij të “Youtube-it”.

E e ftuara e parë sigurisht që do të jetë Beatrix Ramosaj, e cila do të thyej heshtjen mbi jetën e saj personale. Kjo është edhe arsyeja pse këngëtarja ka refuzuar të japë intervista. Rikujtojmë që trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix, ka qenë kryefjala e lajmeve vitin e fundit.

You may also like