Ishte gati për të hyrë në shtëpinë e BBV, gazetari zbulon se ç’ka ndodhur me Valbona Memën mbrëmë (FOTO)

by admin
Spread the love

Në spektaklin e së martës të ‘Big Brother VIP Albania’ një sërë ngjarjesh ndodhën, ku sigurisht vëmendjen kryesore e mori deklarata e këngëtarit Luiz Ejlli, i cili rrëfeu pak ditë më parë se vuan nga një sëmundje e pashërueshme, ndërsa mbrëmë tha se historia nuk i përkiste atij, por mikut të tij.

Veç kësaj historie, në shtëpinë e Big Brother VIP pati edhe hyrje të reja, që nga ish-konkurrenti i Big Brother 2, Bjordi Mezini, te modeli Eni Tare e dy vajzat simpatike, Diola Dosti e Nita Latifi, të cilët duket se u përshtatën mirë me shtëpinë e konkurrentët e tjerë që në nisje.

Por, veç këtyre banorëve, një tjetër emër që përflitej prej kohësh se do të bëhej pjesë e këtij reality show ishte edhe këngëtarja e muzikës popullore shqiptare, Valbona Mema. Gazetari i njohur i showbiz-it shqiptar, Andi Vrapi ka treguar përmes një screenshot-i në Instastory edhe arsyen se pse artistja nuk u fut në shtëpi.

Gazetari zbulon se një Valbona ka pësuar një incident mbrëmjen e djeshme në ambientet e Top Channel, duke u rrëzuar te shkallët e institucionit e duke i shkaktuar kështu edhe probleme shëndetësore. Nga biseda që Andi ka publikuar në Instastory, mësohet se këngëtarja është dëmtuar nga pjesë të fytyrës, duke çarë buzën dhe plagosur hundën. E mesa duket, do të na duhet të presim një moment tjetër që Valbona të bëhet pjesë e Big Brother VIP 2.

You may also like